Presidenti i zgjedhur Meta në një rrëfim për jetën dhe karrierën
Autori: Gazeta inFokus
09:07 | 02 May 2017
Ilir Meta, i zgjedhur Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë ishte i ftuari të hënën në mbrëmje në Opinion, në një rrëfim tërësisht ndryshe, për jetën dhe karrierën pa përfshirën karrierën politike.
Meta u shpreh se kur ishte i ri ëndërronte të bëhej pedagog në fakultet. “Atë kohë ishte e vështirë. Ishte viti 1988. As që mund të mendohej që të bëheshe deputet, kryeministër. Më shumë kisha dëshirë për tu bërë pedagog në Fakultetin e Ekonomisë”’, tha Meta.
“E dyta ishte që të filloja punë në Tiranë. Motra ime përfundoi anglisht dhe filloi punë në një zonë shumë të largët, dhe ishte një gjë shumë e madhe të bëheshe pedagog në atë kohë”, u shpreh Meta.
“Që në vitin e parë kam qenë Sekretar i Rinisë. Kam qenë edhe në shkollë te mesme komandant zbori. Isha edhe komandant toge. Kisha një aftësi për të drejtuar”, tha Meta.
Meta ka rrëfyer gjithashtu dhe një situatë komike që ka patur me një mikun e tij i cili e ka pyetur sesi bën debat me Petrit Vasilin, kur fjala vjen tek tifozeria në futboll.
“Më tha dikush çfarë diference ke ti me Vasilin kur debatoni… interin dhe milanin i thash. I them atij personi që këtë gjë do ta them publikisht, dhe ai më thotë, mos e thuaj që je me Milanin se Milani ka rënë, thuaj që je me Juven!”, u shpreh Meta duke buzëqeshur.
Duke folur për sportin e peshëngritjes, Meta tha se, “Pasioni ishte dëshira për të bërë sport. Fillimisht isha marrë me futboll, isha portier i mirë, por nuk kisha talent të spikatur. Luaja kudo ku kishte hapësira. Pastaj nisa peshëngritjen. Peshëngritja lindi pasi merresha me paralele, dhe profesor Berberi më pa gjatë orës së fizkulturës. Më ftoi pasi bënim paralele, i pëlqehu tipi im, konstrukti im, deri dy vite. Pastaj e lash. Kam marrë pjesë në disa kampionate, në shkollë, me të rinjtë. Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lash për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë Me Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen”, tha Meta. /Telegrafi/

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
































