Lajme

Presidenti uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 03 September 2017

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka uruar të gjithë nxënësve, mësuesve për fillimin e vit të ri shkollor.

I pari i vendit në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili sipas presidentit do të përcaktoj të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës.

Presidenti Thaçi vlerëson se arsimi dhe aftësimi profesional asnjëhere nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot.

-Advertisement-

“Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë”, ka shkruar ndër të tjera ai në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Nesër, në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018.

Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës.

Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot.

Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë.

Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri.

Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. HTH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera