Lajme

Presidenti ukrainas thotë se lidhjet me Turqinë po e forcojnë ushtrinë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 17 November 2021

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bisedoi të mërkurën me homologun turk, Rexhep Erdogan, dhe tha se lidhjet dypalëshe po i bëjnë më të fuqishme ushtritë e të dyja vendeve.

Përmes një postimi në Twitter, Zelenskiy tha se bashkëpunimi me Turqinë është duke u thelluar. “Tashmë (bashkëpunimi) po i forcon forcat e armatosura të vendeve tona. Marrëveshja e pritur për tregti të lirë gjithashtu do të kontribuojë në rritjen ekonomike”, shkroi ai.

Ukraina ka blerë dhe ka futur në përdorim dronë turq në luftën kundër forcave të përkrahura nga Rusia në rajonin Donbas, gjë që e ka zemëruar Rusinë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, lëvizja e trupave ruse afër kufirit të Ukrainës ka shkaktuar shqetësim në vendet perëndimore, shkruan Reuters.

Ndryshe, dronët turq të tipit “Bayraktar” janë treguar të suksesshëm në luftën e vitit të kaluar mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene. Duke i përdorur këta dronë, Azerbajxhani i shkaktoi humbje të mëdha armikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera