Lajme

Presidenti ukrainas: Ne po kalojmë provën më të frikshme në jetën tonë

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 13 March 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është lajmëruar sërish ku ka deklaruar se Ukraina po kalon provën më të frikshme në historinë e saj.

Zelensky tha se kjo është prova më e frikshme në historinë dhe jetën e tyre.

“Ne po kalojmë provën më të frikshme në historinë tonë, në jetën tonë.Ne mbrojmë gjënë më të shtrenjtë që kemi”, tha ai.

-Advertisement-

Presidenti ukrainas theksoi se duhet mbajtur dhe duhet luftuar për Ukrainën.

“Dhe ne do të fitojmë. Unë jam besimtar në këtë”, shtoi Zelensky, transmeton lajmi.net.

Presidenti ukrainas e bëri këtë deklarim në ditën e 18 me radhë të agresionit rus në drejtim të shtetit ukrainas.

Si pasojë e këtij agresioni shumë njerëz humbën jetën, e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga Ukraina.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera