Presidenti u garanton të gjitha komuniteteve mundësi të barabarta
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 27 July 2017
Me këtë rast presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë me mbështetjen për këtë pjesë të shoqërisë kosovare, duke garantuar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Ndërsa kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete ka thënë se vazhdimisht kanë marrë mbështetjen e presidentit, por jo edhe të disa ministrive me të cilat nuk kanë pasur bashkëpunim.
Ndërkaq njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova avancon për mënyrën e trajtimit të komuniteteve joshqiptare.
Presidenti Thaçi në takim tha se Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve dhe se nuk do të lejojë që të ketë dallime në baza kombëtare apo fetare.
“Ju siguroj që e keni mbështetjen e Zyrës së Presidentit. Jam i njoftuar për shqetësimet tuaja sikurse që ishte ai i përkthimit të librave shkollorë në gjuhën serbe. Si president takoj të gjithë liderët e komuniteteve, bisedojmë për zgjidhjet dhe proceset në të cilat kalojnë të gjitha komunitetet në Kosovë. Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve pavarësisht gjinisë, fesë apo orientimit seksual. Garantojmë të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Dëshirojmë një Kosovë ku të gjithë do të ndihen të barabartë. Vetëm një Kosovë e re multietnike mund të ketë të ardhmen e saj”, ka thënë Thaçi, shkruan tutje “Zëri“.
Ai ka shtuar se komunitetet janë dhe do të kenë vlerë të jashtëzakonshme për vendin tonë.
“Jemi shtet që ka ndërmarrë politika afirmative dhe garanton të drejta e mundësi të barabarta. Dëshirojmë një Kosovë ku të gjithë do të ndihen të barabartë. Vetëm një Kosovë e re do të mundë të jetë garanci për të ardhshmen e saj. Komunitetet janë dhe do të mbeten vlerë e jashtëzakonshme për Kosovën”, ka përfunduar Thaçi.
Të tjera
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...