Lajme

Presidenti u bën thirrje të rinjve që të bëhen ushtarë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 07 August 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e tij u thirrje të rinjve që të bëhen ushtarë të Republikës së Kosovës.

Në këtë video, presidenti njofton se nga 10 gushti deri më 21 gusht do të jetë i hapur konkursi për rekrutët e rinj.

“Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë. Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera