Lajme

Presidenti Trump urdhëron reformim të trupës diplomatike

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 13 February 2025

Presidenti Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që udhëzon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të bëjë ndryshime në Shërbimin e Jashtëm për të siguruar që politika e tij ‘Amerika e Para’, të zbatohet në mënyrë efektive dhe me besnikëri

Urdhri pason zhvillimet në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, punonjës të së cilës janë pezulluar apo apo u është dhënë leje me detyrim

Presidenti Trump është zotuar vazhdimisht se do ta pastrojë atë që e quan “shtet brenda shtetit”, duke pushuar nga puna burokratët dhe ata që i konsideron jobesnikë.

-Advertisement-

Në urdhrin ekzekutiv të presidentit thuhet se moszbatimi i agjendës së tij do të konsiderohet si arsye për masa disiplinore që mund të çojnë në largimin nga puna.

Sekretari (Marko Rubio) duhet të ketë një fuqi punëtore të jashtëzakonshme patriotësh, për ta zbatuar këtë politikë në mënyrë efektive”, thuhej në urdhër.

“Sekretari, në përputhje me ligjin në fuqi, do të reformojë Shërbimin e Jashtëm dhe administrimin e marrëdhënieve me jashtë për të siguruar zbatimin besnik dhe efektiv të agjendës së politikës së jashtme të presidentit”, thuhej më tej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera