Lajme

Presidenti Trump testohet sërish për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 00:21 | 03 April 2020

Gjatë seancës së sotme informuese të task forcës për koronavirusin, Presidenti Donald Trump njoftoi se sapo kishte bërë një nga testet që nxjerrin rezultatin për koronavirusin brenda pak minutash dhe se rezultati ishte negativ.


Letra për rezultatin e testit të dytë të Presidentit Trump për koronavirusin
Ndërsa ekonomia amerikane po vazhdon të ndjejë pasojat e krizës së koronavirusit, seanca e sotme informuese në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit.

Sekretari i Thesarit Mnuchin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për çdo amerikan, apo për sistemin bankar që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private. Sipas Sekretarit Mnuchin, pikësynimi është që fondet të mbërrijnë në destinacion gjatë javëve në vazhdim.

-Advertisement-

Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore.

Ndërkohë, Agjensia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) po vazhdon të ofrojë shtretër spitalorë dhe staf mjekësor për shtetet e prekura rëndë nga koronavirusi, si shteti i Nju Jorkut, Luiziana, Miçigani dhe Teksasi.

Krahas pikave të tjera të nxehta, Presidenti Trump tha se vëmendje të veçantë po merr qyteti i Nju Jorkut, me të cilin qëndrojnë tashmë të gjithë amerikanët.

Presidenti Trump dënoi sulmet politike, të cilat i quajti “gjueti shtrigash” që vazhdojnë edhe në kulmin e kësaj krize të paprecedentë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera