Lajme

Presidenti Trump e viziton Floridën e goditur nga uragani Irma

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 14 September 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot do të udhëtojë në Floridë, në kuadër të vizitës së tij në shtetet e goditura nga uragani Irma, nga i cili janë vrarë së paku 70 vetë.

Zyrtarët amerikanë mbrëmë kanë raportuar se tetë pacientë kanë vdekur në një spital në Floridë, pasi nuk kishte rrymë elektrike, për shkak të shkatërrimeve nga uragani në qytetin, Hollivud Hills.

Policia tha se shkaqet e vdekjes në këtë qendër mjekësore janë të panjohura dhe se po zhvillohen hetime penale.

-Advertisement-

Mediat lokale kanë spekuluar se mungesa e sistemit të ajrit të kondicionuar ka mundur t’i shkaktoj këto vdekje.

Në Floridë dhe shtetet fqinje amerikane, kanë vdekur së paku 27 vetë.

Pos kësaj, vlerësohet se në gjithë rajonin e Karaibeve nga uragani Irma kanë humbur jetën 43 vetë.

Thuhet se dje në mesditë sipas kohës lokale, afro 9 milionë njerëz ishin pa rrymë elektrike, në shtetet amerikane që janë goditur nga kjo stuhi.

Presidenti Trump tashmë i ka vizituar Teksasin dhe Luizianën, pasi ishin goditur nga uragani Harvey, muajin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera