Presidenti Thaçi viziton arbëreshët në Kalabri të Italisë
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 22 June 2017
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë.
Në rajonin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do të takojë Prefektin e Kozencës, Gianfranco Tomao, Presidentin e Provincës së Kozencës, Franco Iacucci, Kryetarin e Bashkisë së Kozencës, Mario Occhiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.
Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë edhe Kishën Arbëreshe.
Gjithashtu, ai do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë.
Pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Imzot Donato Oliverio.
Ndërsa, pasdite, në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (Santa Sofia d’Epiro), presidenti do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Gianfranco Ceramella.
Gjatë qëndrimit në këtë provincë të Kozencës, në Kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit, presidenti Thaçi do të takojë edhe Kryetarin e Bashkisë së Shën Mitrit, Salvatore Lamirata, Drejtoreshën e Liceut, Concetta Smeriglio, si dhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Arbëreshe “FAA” dhe “UNIARB”, bashkë me kryetarët e fondacioneve.
Më tej, presidenti Thaçi do të bëjë homazhe edhe në Maq/Macchia Albanese, pranë varrit të poetit Jeronim De Rada, si dhe do të vizitojë shtëpinë e Jeronim De Radës dhe do të takojë Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”, bashkë me komunitetin e Maqit.
Gjithashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë arbëreshët edhe në qytetin Rende.
Ai do ta vizitojë komunitetin e Strigarit/San Cosmo Albanese, ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, Damiano Baffa, si dhe me komunitetin arbëresh atje.
Pas Strigarit, presidenti do ta vizitojë edhe fshatin Vakarici/Vaccarizzo Albanese, ku do të takohet me komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Antonio Pomillo.
Në fund, presidenti Thaçi do ta vizitojë komunitetin arbëresh edhe në Frasnitë, ku do ta takojë Kryetarin e Bashkisë, Angelo Catapano, si dhe komunitetin arbëresh të këtij lokaliteti.
Gjatë qëndrimit në Frasnitë, presidenti Thaçi do ta vizitojë edhe Muzeun e Ikonave dhe atë etnografik.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...