Lajme

Presidenti Thaçi takon Valdete Dakën, ja çka u bisedua për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 21 August 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mëngjesin e sotëm e ka takuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka në presidencë.
Temë e diskutimit ka qenë buxheti për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Teksa nesër deputetët pritet të mblidhen për ta bërë shpërndarjen e Kuvendit, Komisioni Qendror Zgjedhor, vazhdimisht është deklaruar se tani për tani nuk kanë buxhet për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme.

“Viti 2019 nuk është një vit zgjedhor, çka do të thotë se në Ligjin e Buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi ditë më parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera