Lajme

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për shtetin e Afghanistanit

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 28 January 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar ngushëllime për shtetin e Afghanistanit ku një ditë më parë u godit nga një sulm terrorist në Kabul.

I pari i Kosovës, në reagimin e tij ka thënë se Afghanistani është një ndër të parët që njohën Pavarësinë e Kosovës, andaj ka dhe vend të veçantë për të.

”I pikëlluar dhe i shqetësuar nga sulmi terrorist në Kabul. Dhjetra të vrarë e qindra të plagosur. Afghanistani është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ka një vend të veçantë në zemrën tonë. Ngushëllime. Ta dini, nuk jeni të vetëm në luftimin kundër të keqes”, përfundon Presidenti Thaçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera