Lajme

Presidenti Thaçi raporton për bisedimet Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 28 June 2018

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të mbajë sot konferencë për media, në orën 17:00, siç njofton zyra për informim.

Presidenti Thaçi do të flas për fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi të dielën që e lëmë pas është takuar në Bruksel me presidentin Vuçiq, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit.

-Advertisement-

Kurse, mbrëmë ishte ligjërues në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, në Paris.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera