Fokus

Presidenti Thaçi po rrezikon Qeverinë Haradinaj, e lë edhe pa një votë në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 16 December 2018

Derisa Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk i emëron përfaqësuesit politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni qeverisës do ta ketë edhe një deputet më pak në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo do të ndodh pasi deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj muaj më parë ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Çoçaj ka thënë se këtë po e bën për shkaqe personale.

-Advertisement-

Sipas rregullave, vendin e tij do të duhej ta zinte deputeti i të njëjtës parti, e që në këtë rast është Rafet Rama.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, edhe Eugen Cakolli nga KDI, i cili bën monitorimin e KQZ-së.

Cakolli ka theksuar se zëvendësimi i Çoçajt ka mbetur peng i moskonstituimit të KQZ-së.

“Pas dorëheqjes së deputetit Çoçaj, zëvendësimi i tij ka mbetur peng i moskonstituimit të KQZ-së, në mungesë të dekretimit të anëtarëve të rinj nga Presidenti Thaçi”, ka theksuar Cakolli.

E arsyeja e zvarritjes së presidentit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së po bëhet për shkak të koalicionit parazgjedhor.

Si shkak i këtij koaliconi, PDK mund të mbetet me vetëm një përfaqësues, nga dy sa kishte deri më tani.

Vonesa e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, po e vë në rrezik edhe qeverinë Haradinaj, për shkak të krizës së numrave që nga themelimi, e sidomos tani me largimin e Listës Serbe nga koalicioni.

Kujtojmë se kjo qeveri u formua me vetëm 61 vota, që do të thotë se pesha e një vote të vetme në Kuvendin e Kosovës, në asnjë legjistraturë nuk ka qenë më e vlefshme se tani.

E sa i përket deputetit në pritje, Rafet Rama ishte deputet edhe në legjistraturën e kaluar, i cili madje i kishte bërë edhe një argat të fuqishëm presidentit Thaçi, duke u bërë kundërkanditat i tij sa për të plotësuar kushtin procedural të paraparë me kushtetutë për zgjedhjen e presidentit.

Sakrifica e tij u komentua shumë për shkak se i njëjti nuk ia dha votën vetes, për ta bërë Thaçin President. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera