Lajme

Presidenti Thaçi përuroi QKMF-në në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 08 June 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë të enjten në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, me ç’rast tha se ky është një objekt madhështor të cilin e kanë investuar autoritetet edhe komunale, por edhe qendrore.

Ai tha se ky objekt është produkt i një pune dhe angazhimi të institucioneve lokale dhe institucioneve qendrore.

“Është një objekt që e keni merituar ka kohë, që është investuar me plotë të drejtë. Prandaj, e gëzofshi ju si punëtorë të mjekësisë, autoritete komunale dhe gjithë qytetarët e Skenderajt”, tha presidenti Thaçi.

-Advertisement-

I pari i vendit tha se ndihet krenar që punëtorët e shëndetësisë në Skenderaj do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më të lehta dhe më cilësore për qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera