Lajme

Presidenti Thaçi nderon dëshmorët

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 27 November 2017

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit presidenti i vendit Hashim Thaçi do bëjë sot homazhe.

Në orën 09:00, Thaçi, bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë, ndërsa në orën 09:20, Thaçi, bën homazhe te memoriali “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

E në orën 10:00, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së te Platoja e Teatrit në Gjilan.

-Advertisement-

Ndërsa, në orën 11:15, presidenti Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera