Sport

Presidenti Thaçi ia dorëzon flamurin ekipit Olimpik të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 20 June 2018

Ekipi Olimpik i Kosovës është gati për të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, shkruan GazetaFokus.

Sot, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ia ka dorëzuar flamurin e Kosovës, Majlida Kelmendit me të cilin sportistët do të defilojnë në ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Gjithsej 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë do të prezantojnë Kosovën në Kataluni të Spanjës.

-Advertisement-

Më pas nga ora 12:30, ekipi Olimpik do të marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të spitalit të parë për Mjekësi Sportive, ceremoni kjo që mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në Hotel Sirius në Prishtinë, prej orës 13:30, do të mbahet konferenca për shtyp, me ç’rast do të bëhet edhe prezantimi i ekipit, kurse sportistët do të dëgjojnë një ligjëratë për anti-doping.

Që nga sot (e mërkurë) ekipi Olimpik do të niset për në Spanjë, ku të parët do të udhëtojnë shigjetarët, për shkak të orarit të tyre të garave.

Të martën sportistët janë pajisur edhe me fanellat, me të cilat do të prezantohen në Tarragona 2018. Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018 në Tarragona të Spanjës. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera