Lajme

Presidenti Thaçi dënon sulmin në Kabul: Kosova është aleate në këtë luftë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 31 May 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi të mërkurën mbrëma në Kabul të Afganistanit, ku mbetën të vrarë së paku 90 persona e u lënduan qindra të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Thaçi shkroi se lufta kundër terrorizmit është shumë e rëndësishme, si në Britaninë e Madhe, Afganistan, Francë dhe Filipine.

“Kosova është aleate në këtë luftë”, shkroi Thaçi.

-Advertisement-

Dhuna në Afganistan ka eskaluar sidomos vitin e fundit, pasi militantët e ISIS’it dhe talibanët po tentojnë ta marrin pushtetin nga qeveria e përkrahur nga SHBA’të, për të instaluar ligjin islamik.

Ndërkohë, Shteti Islamik ka sulmuar edhe në Filipine, pasi kanë hyrë me forcë në një qytet të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera