Lajme

Presidenti Thaçi bënë homazhe nesër në Reçak

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 09 December 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së nesërme është bërë e ditur se do të bëjë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak.

Edhe pse masakra e Reçakur ka përvjetorin në muajin janar, Thaçi ka njoftuar se do të bëjë homazhe nesër, në orën 11:30, në kompleksin përkujtimor.

Vizita e presidentit vie pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mohoi këtë masakër duke e quajtur trillim.

-Advertisement-

“Në ora 11:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në kompleksin Përkujtimor në Reçak”, thuhet në njoftimin e presidencës

Ndonëse Thaçi kishte reaguar ashpër ndaj deklaratave të Vuçiqit duke thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera