Lajme

Presidenti slloven takon përfaqësuesit e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 13 February 2018

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit nga VV, në këtë takim miqësor u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës në vigjile të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat në të cilat Kosova ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim.

Theks i veçantë sipas VV-së, ju dha edhe gjendjes e raporteve në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik e ekonomik dhe integrimit të rajonit në struktura euro-atlantike.

-Advertisement-

“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë u cilësuan si shumë të mira dhe nga të dy palët u shpreh besimi se këto marrëdhënie mund e duhet të avancohen edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera