Presidenti slloven s’e koritë Thaçin, javën tjetër vjen në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 11 Shkurt 2018
Ka qenë prilli i vitit 2016, kur për herë të parë dhe të fundit në Zyrën e presidentit të Kosovës ka shkelur këmba e një presidenti joshqiptar. Ishte presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ajo që kishte marrë pjesë në inaugurimin e Hashim Thaçit si president shteti, e që nuk ishte kthyer në Zagreb pa ia uruar homologut të saj të ri mandatin presidencial, shkruan AktivPress. Por prej asaj dite, Thaçi ka pritur në Kosovë vetëm presidentet e Shqipërisë. Fillimisht Bujar Nishanin e më pas edhe Ilir Metën.
Por së fundmi, kreu i shtetit më të ri në Evropë, pret ta hap derën edhe për një president tjetër. Bëhet fjalë për presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Ai pritet të vijë të hënën në Kosovë dhe do të qëndroj në vendin tonë edhe të martën. Në ditën e dytë, Pahor do t’u drejtohet deputetëve të Kosovës me një fjalim rasti. Kryesia e Kuvendit të Kosovës tashmë është përkujdesur që ta caktoj seancën solemne për nder të tij. Pahor pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës, si dhe do të vizitojë trupat ushtarake sllovene që janë të vendosura në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Pahor ka qenë në Kosovë në vitin 2013 kur shteti drejtohej nga ish- presidentja, Atifete Jahjaga, por tash ardhja e tij bëhet me ftesë të Hashim Thaçit, në kuadër të aktiviteteve për shënimin 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Si lexues i Deklaratës së Pavarësisë dhe si historian që është me profesion, Thaçi është përkujdesur që ta marr përsipër organizimin për shënimin e këtij viti jubilar. Të gjitha aktivitetet që priten të zhvillohen me 17 shkurt, janë nën patronatin e tij.
AktivPress ka pritur shumë kohë një përgjigje nga Presidenca e Kosovës në lidhje me ftesat që u janë dërguar në përgjithësi presidentëve të huaj dhe konfirmimet e mundshme nga ana e tyre, por ky institucion ka zgjedhur heshtjen. Presidentit nuk i ka ecur mbarë me përzgjedhjen e logos për shënimin e vitit jubilar të shtetësisë. Versioni i parë që qe përzgjedhur, doli i ngjashëm me logon e një agjencie udhëtimesh gjermane, ndërsa edhe versioni i dytë, u përngjasua me logon e një partie politike.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...




























