Lajme

Presidenti slloven: Nëse lufta Ukrainë-Rusi vazhdon, tensionet zbresin në Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 10 August 2022

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, vlerëson se nëse lufta Rusi-Ukrainë vazhdon të zgjasë, tensionet mund të zbresin edhe në Ballkanin Perëndimor.

Pahor këto komente për media i bëri gjatë vizitës në Turqi, ku është pritur nga presidenti turk Erdogan, e ku ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor meriton paqe.

“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin drejt jugut, në Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor.

-Advertisement-

“Dhe unë dua t’u them të gjithë shteteve dhe të gjithë liderëve se ky rajon e meriton paqen, sigurinë dhe mirëqenien”, shtoi presidenti slloven.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera