Lajme

Presidenti që nuk fliste e as nuk ecte, por e udhëhoqi vendin për 20 vite

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 26 June 2019

Për shumë persona është e vështirë të kuptohet se si një president 82 vjeçar, i cili pësoi sulm në tru dhe nuk flet apo ecë, e drejtoi një vend me vite.

Ndonëse duket si histori e pabesueshme, kjo gjë i ka ndodhur Abdelaziz Bouteflika, presidentit të Algjerisë, derisa po kandidonte për manadatin e tij të pestë për president.

Një gjë e tillë nervozoi banorët e këtij vendi, madje studentë, mësues, avokatë e edhe gazetarë nisën protesta – kjo pasi që ata nuk donin që vendi i tyre të drejtohej nga një lider të cilin rrallë e shihnin, shkruan BBC.

-Advertisement-

Presidenti Bouteflika i Algjerisë erdhi në pushtet në vitin 1999, ndërsa për herë të fundit është parë në publik në vitin 2014.

Sidoqoftë, edhe pse nuk është në gjendje të flas apo të ecë, ky president deri më tani nuk ka pasur ndonjë kundërshtar aq të fuqishëm sa ta rrëzojë nga posti që mbanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera