Presidenti pret certifikimit rezultateve, më pas do veprojë në bazë të Kushtetutës
Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 16 June 2017
Në këtë situatë është hapur debati që e drejta për formimin e Qeverisë, t’i ipet Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka dalë si partia e dytë në zgjedhje, nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma , si fitues i zgjedhje nuk arrin të formojnë qeverinë.
E për këtë në Presidencën e Kosovës kanë thënë se presidenti Thaçi pas certifikimit të rezultateve do të veprojë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, shkruan lajmi.net.
“Presidenti nuk mund të ndërmarr veprime pa u bërë certifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, brenda afateve të përcaktuara, presidenti do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës për lajmi.net.
Në vitin 2014 në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se çështja e mandatarit për formimin e Qeverisë është në diskrecion të Presidentit të vendit. E sipas njohësve të Kushtetutës, kjo do të thotë se i pari i vendit, në bazë të vlerësimit të tij, mund t’ia jap të drejtën për ta formuar qeverinë edhe partisë së dytë e dalë nga zgjedhjet nëse arrin të dëshmon se ka shumicën në Kuvend, pasi paraprakisht fituesi i zgjedhjeve të ketë dështuar për ta formuar Qeverinë.
Në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni PAN mori 33.98 për qind, duke u renditur si subjekt i parë. Kurse, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27,12 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë. Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25,74 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-AL, janë shprehur kundër një koalicioni me PDK-AAK-Nisma. Madje, i nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka bërë thirrje koalicionit LAA-në që t’i bashkohen për ta formuar qeverinë./Lajmi.net/
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...