Lajme

Presidenti po e shkel Kushtetutën

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 05 July 2017

Ekspertët kushtetues dhe analistët politikë vlerësojnë se presidenti Hashim Thaçi me t’u përfshirë në dialogun e Brukselit po bën shkelje të Kushtetutës. Sipas tyre, bisedimet e tilla nuk janë në mandatin e të parit të shtetit, por këtë po e bën vetëm për të mbetur relevant në skenën politike të vendit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me rastin e përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi, respektivisht në takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Kështu kanë vlerësuar për “Zërin” ekspertët kushtetues, sipas të cilëve, ky veprim bie ndesh me kompetencat e tij si president.

Me përfshirjen e presidentit në bisedime në Bruksel nuk pajtohen as përfaqësuesit e partive politike, përderisa analistët politikë vlerësojnë se Thaçi me një veprim të tillë po synon të faktorizohet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera