Lajme

Presidenti: Pjesëtarët e FSK-së na bëjnë krenarë, na japin forcë, siguri dhe dashuri për atdheun

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 05 March 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në FSK bashkohet më së miri historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se FSK është krenaria e atdheut.

“Në Forcën e Sigurisë së Kosovës bashkohet më së miri historia, e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Pjesëtarët e saj na bëjnë krenarë, na japin forcë, siguri dhe më shumë dashuri për atdheun tonë”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera