Lajme

“Presidenti nuk ka shkuar kurrë në xhami”

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 19 October 2018

Salih Cacaj, ish-shefi i protokollit të presidentit Ibrahim Rugova, ka insistuar se trupi i Rugovës nuk është pastruar dhe as nuk i është falur namazi i xhenazes, ritual ky fesë Islame.

Ai ka thënë se Rugova nuk ka qenë i anëtarësuar asnjëherë si mysliman dhe se sipas tij, ai asnjëherë as nuk ka shkuar në xhami. Prandaj sipas tij varrosja me ritual të fesë islame ka qenë e pa mundur.

“Nuk ka qenë asnjëherë i anëtarësuar në Bashkësinë Islame, nuk ka paguar anëtarësim dhe nuk ka shkuar asnjëherë në xhami, nuk ka pas si të varroset me një ritualë të tillë”, ka deklaruar ai në Frontal të T7.

-Advertisement-

“Me keq ardhje e them se ajo që deklarojnë është e paqëndrueshme sepse në varrim e Rugovës në asnjë mënyrë asgjë nuk kemi paraparë”, ka thënë Cacaj më tutje.

Dje myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava ka deklaruar se Rexhep Boja ia ka falur namazin e xhenazes Rugovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera