Sport

Presidenti i Monacos sulmon PSG-në për Mbappen

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 04 September 2017
Preisdenti i Monacos, Vadim Vasilyev, ka reaguar pas transferimit të Kylian Mbappe te Paris Saint Germain.
Ai është shprehur i habitur se si PSG iu është shmangur rregullave financiare të Fair Playt.

“Ishte një transferim i vështirë. Në fillim nuk dëshiruam që ta lëmë të shkojë te një konkurrent i drejtpërdrejtë, por gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me babain e tij, i cili ishte edhe agjenti i tij”, deklaroi Vasilyev për “TASS”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Bisedimet me PSG-në ishin shumë të komplikuara, ne nuk mund të kuptonim se si ata do ta transferojnë Mbappen pa i thyer rregullat e Fair Playt”.

“Ishte një marrëveshje mes tri palëve. PSG pagoi çmimin që kërkuam”, shtoi ai.

-Advertisement-

PSG huazoi Mbappen me blerje të obligueshme për 180 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera