Lajme

Presidenti Meta takon të prekurit nga tërmeti që janë vendosur në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 04 December 2019

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë ka takuar të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri të cilët janë strehuar në Kosovë.

Ai ka njoftuar se në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Prizrenit ka takuar të strehuarit në Kampin inovativ.

“Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet”, shkruan ai.

-Advertisement-

Ai ka falënderuar Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e kësaj të fundit për përkujdesjen siq e quan ai vëllzërore.

“Falenderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj Z. Metaher Haskuka për përkujdesjen e plotë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri pa u lodhur” shkruan Meta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera