Lajme

Presidenti Meta mbledh Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Vettingu dhe mbrojtja e grave në fokus

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 15 September 2017

Presidenti Meta mbledh Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Mbledhja ka në rendin e ditës 7 pika, ndër të cilat procesi i Vettingut në Reformën në Drejtësi, por edhe cështja e urdhrit të mbrojtjes së grave, nisur nga rasti i vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi.

Në mbledhje po diskutohet në lidhje me pengesat e hasura në zbatimin e ligjit të vettingut, pasi ka një sërë problematikash e ankesash të shfaqura edhe nga vetë gjyqtarët e prokurorët.
Kjo është mbledhja e parë që Ilir Meta drejton KLD pas zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës.

Ministri i Drejtësisë nuk do të jetë më Bardhi, por Etlida Gjoni, ndërsa anëtarët e tjerë nuk ndryshojnë. Ashtu si Nishani, edhe Meta ka vendosur që mbledhja e KLD të zhvillohet me dyer të mbyllura.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera