Presidenti maqedonas: Aleanca s’e lejon zgjerimin e konfliktit jashtë veriut të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
19:22 | 02 June 2023
Aleanca Veri-atlantike nuk do të lejojë që tensionet në Veriun e Kosovës të zgjerohen në vendet përreth, por as brenda Kosovës, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Vlerësimet e Aleancës janë se situatat atje nga koha në kohë kanë ardhur dhe do të vijnë deri në ndonjë pikë vlimi – flas për veriun e Kosovës, megjithatë forcat e Aleancës, të cilat ndërkohë do të përforcohen me një numër plotësues ushtarësh, janë të mjaftueshme që mos të lejojnë shtrirjen e jostabilitetit në pjesët tjera të Kosovës, jo vetëm në veri, do të thotë të mbeten të lokalizuara, aq më pak të shtrihen drejt nesh, ose drejt pjesëve tjera të rajonit”, ka thënë presidenti Pendarovski.
“Si anëtare e NATO-s, e ndjekim drejtpërdrejt [situatën në Kosovë] dhe veçanërisht si anëtare e Aleancës, e cila ka ushtarët e saj në Kosovë. Ushtarët tanë nuk janë të sistemuar në veri të Kosovës, megjithatë ne kemi 65 ushtarë atje. Kemi për qëllim që të mbetemi atje dhe në të ardhmen, ta rrisim këtë kontingjent”.
“Bashkë kontribuojmë në sigurinë në rajon, për shkak se nëse ne kontribuojmë për stabilitetin e Kosovës, me të cilën jemi fqinj direkt, kuptohet, kontribuojmë edhe për stabilitetin dhe për sigurinë tonë”, ka theksuar Pendarovski.
Pendarovski ishte nikoqir dhe pjesëmarrës i takimit në Ohër ndërmjet zyrtarëve të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ku u dakordua për Aneksin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nëse beson se kjo marrëveshje akoma është e gjallë, presidenti Stevo Pendarovski citon qëndrimin e Borellit gjatë një takimi joformal se “situata në Veriun e Kosovës duhet zgjidhur pavarësisht se sa i vështirë do të jetë ky proces, pasi kjo çështje mbetet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë evropiane”.
“Do t’u tregoj një episod të shkurtër nga një takim i shkurtër që kisha në një aeroport ndërkombëtar, me [Josep] Borellin. Unë ia shtrova po të njëjtën pyetje ndërkohë që ai sapo kthehej nga takimi i pasuksesshëm i bisedimeve, të quaj ashtu, pas Ohrit, pra nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai më tha se vlerësimi i tij është se duhet të bëhen shumë përpjekje që të kthehet atmosfera e cila ishte në Ohër, atje për 12 orë u zhvilluan bisedimet megjithatë në fund atje kishim produkt, marrëveshje rreth implementimit, plan operativ për implementimin e marrëveshjes bazë”.
“Borrelli tha se atmosfera ashtu siç e shohim, dukshëm është përkeqësuar, atmosfera në të dy kryeqendrat, Beograd dhe Prishtinë, nuk është e përshtatshme për hapa më të mëdhenj në atë drejtim. Megjithatë, theksoi se detyra jonë dhe e të dërguarin special të BE-së (për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), Miroslav Lajçak, mbetet të përpiqemi sërish e sërish, për shkak se ajo çështje është esenciale për stabilitetin më të gjerë evropian, dhe për sigurinë, dhe patjetër duhet të zgjidhet në ndonjë mënyrë në periudhën para nesh”, është shprehur Pendarovski.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka apostrofuar edhe problemin e lajmeve të rrejshme që burim kanë Rusinë në raport me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë lidhur me çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike, megjithëse shton se ky ndikim nuk është i theksuar.

Të tjera
-
Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik
Analisti Shenoll Muharremi, e ka komentuar interpretimin e vendimit të Gjykat...
-
Sul*moi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Klinë
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar...
-
52 aksidente për një ditë në Kosovë, një me fatalitet
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 52 aksidente trafiku. Sipa...
-
Sot tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët do të mblidhen të dielën në përpjekjen e 38 për konstituimin e Kuve...
-
Zhduket një 15 vjeçar në Ferizaj
Një 15 vjeçar është zhdukur në Ferizaj. Lajmin në polici e ka raportuar në...
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...