Presidenti Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 05 December 2024
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi të enjten takime me aleatë dhe politikanë, për emërimin e një kryeministrit të ri, një ditë pasi ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Michel Barnier.
Gazeta “Le Parisien” dhe media të tjera, njoftuan për një drekë mes Presidentit Macron dhe Francois Bayrou, emri i të cilit është përmendur në shtyp si një pasardhës i mundshëm i Barnier. Bayrou është politikan i qendrës dhe një aleat i ngushtë i Presidentit Macron.
Ministri në largim i Mbrojtjes Sebastien Lecornu po ashtu është përmendur si një kandidat i mundshëm për kryeministër. Deri tani nuk ka patur njoftim për një takim mes tij dhe Presidentit Macron.
Tre burime i thanë agjencisë Reuters se Presidenti Macron synon të emërojë një kryeministër të ri brenda një kohe të shkurtër. Njëri prej burimeve tha se ai planifikon ta emërojë kryeministrin e ri para ceremonisë për rihapjen e Katedrales së Notre-Damit të shtunën. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të marrë pjesë në atë ceremoni.
Presidenti Macron pritet t’i drejtohet sot me një fjalim kombit, ndërsa do të takohet edhe me udhëheqësin e Senatit.
Barnier, një konservator, i cili u emërua kryeministër rreth 3 muaj më parë, do të bëhet kryeministri më jetëshkurtër në historinë moderne amerikane kur Presidenti Macron të miratojë dorëheqjen e tij.
Ata u takuan për më shumë se një orë mëngjesin e të enjtes, njoftoi media franceze. Pritej që kryeministri Barnier të dorëzonte dorëheqjen gjatë takimit, por nuk pati një konfirmim zyrtar pasi ai la pallatin presidencial.
Të mërkurën, ligjvënësit e opozitës rrëzuan qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian.
Ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë u bashkuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi kundër Kryeministrit Michel Barnier dhe qeverisë së tij. Shumica e ligjvënësve, me 331 vota përkrahën mocionin.
Trazirat politike në Francë do të dobësojnë edhe më shumë Bashkimin Evropian, i cili po përballet edhe me shpërbërjen e koalicionit qeverisës në Gjermani pak javë para se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.VOA
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...