Sport

Presidenti i La Ligës e godet Ronaldon, përmend arsyet pse e braktisi Spanjën për Italinë

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 18 July 2018

Ndër faktorët prapa vendimit të Cristiano Ronaldos për ta ndërruar Real Madridin për Juventusi është fakti se në Itali ai mund të fitojë më shumë para se në Spanjë, sipas presidentit të La Ligës, Javier Tebas.

Presidenti i ligës spanjolle beson se ratat tatimore në Spanjë mund të kenë kontribuuar në vendimin e portugezit për ta braktisur Madridin.

“Ai do të fitojë më shumë para atje se këtu”, tha Tebas për Ronaldon.

-Advertisement-

“Mendoj se aspekti fiskal e favorizon atë të shkojë në Itali. Këtu në Spanjë kemi probleme me konkurrencën fiskale. Nga të gjitha ligat më të mëdha, Spanja është vendi ku lojtarët kanë gjendjen më të keqe tatimore”, shtoi ai.

Ronaldo u prezantuar të hënën si lojtar i Juventusit pasi kompletoi transferimin nga Real Madridi për 100 milionë euro.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera