Sport

Presidenti i La Ligas jep lajmin e madh për Messin

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 14 November 2017

Presidenti i la Ligas, Javier Tebas ka treguar se Leo Messi e ka vazhduar kontratën e tij me Barcelonën

Barcelona dhe Leo Messi ende nuk e kanë zyrtarizuar, por sipas presidentit të La Ligas, Javeri Tebas, argjentinasi tashmë e ka nënshkruar kontratën e re.

Kjo është thënë më herët edhe nga presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, por jo edhe nga Messi.

-Advertisement-

“Messi ka kontratë dhe e ka vazhduar atë. Kontratat janë zyrtare vetëm kur nënshkruhen, jo kur thuhet se kanë nënshkruar. Messi ka nënshkruar me Barcelonën. Nëse nuk më kanë gënjyer, ai ka nënshkruar”, tha Tebas gjatë një takimi me gazetarë.

Messi ka kontratë me Barcelonën vetëm deri më 30 qershor të vitit 2018, ndërsa do ta zgjasë atë dere në vitin 2021.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera