Presidenti kroat – shefit të NATO-s: Kjo gjë e rrezikon sigurinë kombëtare të Kroacisë
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 25 May 2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar sot me presidentin kroat Zoran Milanoviq.
“Kam pasur një bisedë të mirë me Zoran Milanoviq, presidentin e Kroacisë, aleatin tonë të përkushtuar në NATO. Diskutuam vendimet e rëndësishme që do të marrim në samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Stoltenberg në Twitter.
Për bisedën është deklaruar edhe nga zyra e Milanoviqit.
“Sot, Presidenti i Republikës Zoran Milanoviq bisedoi në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me iniciativën e të cilit u zhvilluan bisedimet, dhe pasi presidenti Milanoviq i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg për të gjithë anëtarët e Aleancës”.
Pas letrës, presidenti Milanoviq e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në detaje për krizën e rëndë politike në Bosnjë e Hercegovinë, gjegjësisht gjendjen e kroatëve në BeH, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.
Milanoviq shpjegoi më tej se statusi i pabarabartë i kroatëve në BeH ndikon negativisht jo vetëm në stabilitetin e BeH, por gjithashtu vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Republikës së Kroacisë, për të cilën një BeH e qëndrueshme është me interes strategjik, përcjell Express.
Ai theksoi se Republika e Kroacisë pret më shumë mirëkuptim nga aleatët e saj në NATO për kërkesat e drejta dhe legjitime në lidhje me sigurimin e pozitës së barabartë të kroatëve në BeH. Ai vuri në dukje se kjo mund të ketë një ndikim pozitiv në sigurinë rajonale, në sigurimin e së cilës Aleanca është e përfshirë në mënyrë aktive.
Milanoviq dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg diskutuan gjithashtu për kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, me presidentin kroat që u tha se tregoi mirëkuptim për kontekstin në të cilin këto kërkesa po diskutohen brenda Aleancës, por duke përsëritur se Republika e Kroacisë pret mirëkuptimin e aleatëve për të mbrojtur të drejtat e kroatëve në BeH dhe në këtë mënyrë mbrojnë interesat e tyre shtetërore. “Ata shkëmbyen mendime edhe për përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Madrid në fund të qershorit”, njoftoi Zyra e Presidentit kroat.

T� tjera
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...































