Lajme

Presidenti kroat – shefit të NATO-s: Kjo gjë e rrezikon sigurinë kombëtare të Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 25 May 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar sot me presidentin kroat Zoran Milanoviq.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Zoran Milanoviq, presidentin e Kroacisë, aleatin tonë të përkushtuar në NATO. Diskutuam vendimet e rëndësishme që do të marrim në samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Për bisedën është deklaruar edhe nga zyra e Milanoviqit.

-Advertisement-

“Sot, Presidenti i Republikës Zoran Milanoviq bisedoi në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me iniciativën e të cilit u zhvilluan bisedimet, dhe pasi presidenti Milanoviq i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg për të gjithë anëtarët e Aleancës”.

Pas letrës, presidenti Milanoviq e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në detaje për krizën e rëndë politike në Bosnjë e Hercegovinë, gjegjësisht gjendjen e kroatëve në BeH, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Milanoviq shpjegoi më tej se statusi i pabarabartë i kroatëve në BeH ndikon negativisht jo vetëm në stabilitetin e BeH, por gjithashtu vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Republikës së Kroacisë, për të cilën një BeH e qëndrueshme është me interes strategjik, përcjell Express.

Ai theksoi se Republika e Kroacisë pret më shumë mirëkuptim nga aleatët e saj në NATO për kërkesat e drejta dhe legjitime në lidhje me sigurimin e pozitës së barabartë të kroatëve në BeH. Ai vuri në dukje se kjo mund të ketë një ndikim pozitiv në sigurinë rajonale, në sigurimin e së cilës Aleanca është e përfshirë në mënyrë aktive.

Milanoviq dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg diskutuan gjithashtu për kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, me presidentin kroat që u tha se tregoi mirëkuptim për kontekstin në të cilin këto kërkesa po diskutohen brenda Aleancës, por duke përsëritur se Republika e Kroacisë pret mirëkuptimin e aleatëve për të mbrojtur të drejtat e kroatëve në BeH dhe në këtë mënyrë mbrojnë interesat e tyre shtetërore. “Ata shkëmbyen mendime edhe për përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Madrid në fund të qershorit”, njoftoi Zyra e Presidentit kroat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera