Lajme

Presidenti i Kosovës, Thaçi ndau mirënjohje për Bankën TEB

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 13 February 2018

Banka TEB Sh.A. ka pranuar sot mirënjohje të rëndësishme nga Presidenti i shtetit në pragtë 10  vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mesin e kompanive që ka vlerësuar për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës ka ndarë mirënjohje edhe për Bankën TEB Sh.A.

Ndarja publike e kësaj mirënjohje u bë në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavaresisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

-Advertisement-

Banka TEB ka pranuar mirënjohjen me motivacionin ndër “10 Kompanitë kosovare punëdhënëse më të mëdha”.
Përvjetori i Bankës TEB Sh.A.koincidon me përvjetorin e shtetësisë së Kosovës, pasi që ka filluar të operojë në janar të vitit 2008.

Kjo mirënjohje është e dyta në mesin e mirënjohjeve që ka marrë Banka TEB në javët e fundit, pas asaj është cilësuar ndër “Taksapaguesit më të mëdhënj përvitin 2017”.

TEB Sh.A. është pjesë e rrjetit botëror bankare, BNP Paribas me të cilin ofron praktikat më të avancuara të bankimit modern si në 73 vendet e tjerat e botës.

TEB Bankë për një botë në lëvizje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera