Lajme

Presidenti kontrovers i Rusisë kishte vizituar Kosovën më 2001

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 04 November 2017

Udhëheqësi i Rusisë, Vladimir Putin, kishte vizituar Kosovën në verën e vitit 2001. Atëkohë, kishte takuar trupat ruse në Aeroportin e Prishtinës. Një OJQ në Kosovë tha se ndikimi i Rusisë prej pasluftës është rritur. Jo në aspektin ushtarak, por, në aspektin ekonomik e medial.

Ndikimi ekonomik i Rusisë po vazhdon të rritet në Kosovë. Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij vitit, në Kosovë janë blerë më shumë se 10 milionë euro mallra ruse.

Këtë konstatim e ka dhënë Pëllumb Kallaba, në një raport hulumtues, të publikuar nga QKSS.

-Advertisement-

Sipas hulumtimit, më shumë se 1000 qytetarë rusë vizitojnë Kosovën çdo vit, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.

Ndërkohë, aty, përmendet edhe fakti i ndikimit të Rusisë përmes dy mediave,

“Raporti konstaton se një prani mediale pro-ruse në Serbi është një kartë e rëndësishme në përhapjen e propagandës midis serbëve të Kosovës, duke përfshirë Sputnik dhe Russia Today”.

Ndërkohë, Presidenti i Rusisë, kishte vizituar Kosovën, në verën e vitit 2001, dy vite pasi ishin larguar ushtarët serbë. Kishte vizituar trupat paqeruajtëse në Prishtinë, të cilat kishin uzurpuar aeroportin e Kosovës, shkruan Express.

Në faqen zyrtare të Kremlinit, ende figuron vizita e Putinit në Kosovë. Atëkohë, Putin kishte bërë thirrje për izolimin e “terroristëve të armatosur në jug të Serbisë dhe në Maqedoni”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera