Sport

Presidenti kinez ka një lajm të madh për tifozët e Milanit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 19 August 2017

Lajmet e mira nuk kanë të ndalur për gjigantin italian,Milan. Presidenti i Milanit, David Han Li, ka bërë të ditur për mediat italiane së Milani ende do të transferojë lojtarë të rinj.

Rossonerët fillojnë fushatën e tyre të Serie A përballë, Crotones të dielën mbrëma dhe Han Li pritet të udhëtojë për në Kalabri për ta përkrahur skuadrën, transmeton ,ORAinfo.

Ai u kap në aeroport nga MilanNews, i cili pyeti se çfarë ishin ndjenjat e tij  në lidhje me fillimin e sezonit të ri.

-Advertisement-

“Ne po bëjmë më të mirën dhe ende jemi duke punuar që të transfrojmë lojtarë të rinj”, ka thënë Han Li.

Nikola Kaliniç pritet të përfundojë transferimin e tij nga Fiorentina javën e ardhshme, pasi testet mjekësore janë rezervuar për tu bërë të  hënën.

Ai do të mbërrijë në huazim për 5 milion € me detyrim prej 20 milion euro për tu blerë në fund të sezonit./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera