Lajme

Presidenti Ilir Meta dënon sulmin në Las Vegas

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 02 October 2017

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmin në Las Vegas, ku mbetën të vrarë 50 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Meta ka përcjell ngushëllime familjarëve, ndërsa shpreh mbështetje për popullin dhe autoritetet amerikane në përballje me këto akte.

“Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Ndryshe, përgjegjësinë për sulmin në Las Vegas e ka marrë Shteti Islam.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera