Sport

Presidenti i Torinos konfirmon Mazzarrin në stol

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 29 November 2019

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo i jep besim trajnerit Mazzarri, pavarësisht rezultateve negative të javëve të fundit në kampionat.

Numri një i klubit granata deklaroi se deri më tani kanë bërë një pune shumë të mirë dhe se në shtatë vjet e kanë mbajtur ekipin në krahun e majtë të renditjes duke luftuar gjithmonë për Kupat Europiane.

Me Europa League, kompeticion në të cilin kanë arritur deri në fazën e 1/8-ave. Ai deklaroi se si nga drejtuesit dhe nga trajneri është bërë dhe do të vazhdojë të punohet shumë për ta ngritur skuadrën gjithmonë e më lartë. Në fund Cairo ritheksoi edhe njëherë se trajneri Mazzarri ka plotësisht besimin e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera