Lajme

Presidenti i Sllovenisë vjen në Kosovë të hënën

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 25 November 2021

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurtin, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Pahorit.

Kjo do të jetë vizita e tij e dytë zyrtare në Kosovë gjatë këtij viti. Pahor ishte për vizitë në Kosovë edhe gjatë muajit maj.

-Advertisement-

Para se të vijë në Kosovë, presidenti sllovak do të takohet të dielën me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera