Lajme

Presidenti i Sllovenisë nesër në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 12 May 2021

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor nesër viziton Kosovën dhe do të takohet me homologen kosovare Vjosa Osmani.

Takimin bilateral mes dy presidentëve dhe vizitën e kreut të shtetit slloven në Kosovë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

”Po, presidenti slloven, Borut Pahor, do të arrijë nesër në Prishtinë, dhe do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera