Lajme

Presidenti i Shqipërisë pritet në Kosovë me ceremoni të lartë shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 15 August 2022

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me ceremoni të lartë shtetërore.

Vizita e presidentit të Shqipërisë, do të jetë vizita e parë zyrtare në një vend tjetër pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.

Përveç me presidenten Osmani, Begaj pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti i Shqipërisë do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai, gjithashtu, do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.

Begaj do të qëndroj edhe të martën në Kosovë ku do të takohet edhe me liderët e opozitës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera