Lajme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndryshon mendje: ‘Open Balkan’ do të vazhdojë të ketë mbështetjen time

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 17 December 2021

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pak orë pasi deklaroi se ishte kundër nismës Ballkani i Hapur, ka ndryshuar qëndrim.

“Deri më tani, Ballkani i Hapur është nismë plotësuese me nismat e tjera rajonale dhe nëse qëndron kështu do të vazhdojë të ketë mbështetjen time”, deklaroi kreu i shtetit.

Më herët Pendarovski u kritikua nga disa zëra, ku më i ashpër ishte qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev.

-Advertisement-

“Është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit”, tha Zaev./tch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera