Presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kryeministri Kurti: Organizatorët duhet të sanksionohen
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 13 Gusht 2023
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar ashpër pas tubimeve në Çair e Tetovë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pendarovski ka kërkuar që ligji të merret me organizatorët, pasi ata përhapën ide shoviniste. Kjo duke komentuar përdorimin e flamujve “Autochtonus” gjatë këtyre tubimeve.
“Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste shtetërore paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara.”- shkruan Pendarovski.
Për përdorimin e këtyre flamujve kanë reaguar edhe nga kabineti i kryeministrit të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.
“Theksojmë se, të gjithë shtetet e rajonit, të cilët duan që i njëjti të jetë prosperues, me ekonomi të zhvilluar dhe i integruar në Bashkimin Evropian dhe të cilët duan të ndërtojnë raporte miqësore me fqinjët e tyre, duhet që me të gjitha veprimet e tyre t’i thellojnë miqësitë edhe mes shteteve edhe mes qytetarëve dhe të insistojnë në respektimin, para së gjithash, të simboleve shtetëror si dhe të specifikave multikulturore të çdo shteti të rajonit. Republika e Maqedonisë së Veriut është si shoqëri multikulturore dhe multietnike funksionale ndërton raporte të mira fqinjësore me gjithë fqinjët e saj, të bazuara në respektimin dhe bashkëpunim, i cili duhet të kontribuojë drejt zhvillimit të mëtejmë edhe të vendit edhe të rajonit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Kovaçevskit.
Në lidhje me riemërimin e rrugës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili po ashtu dënoi vendimin e ndërrimit të emrit të kësaj rruge. Kjo pasi rruga e mori emrin “Adem Demaçi”.
“Një pyetje publike për udhëheqësinë dhe ish bashkëpartiake e mi: A për këtë bashkëjetesë dhe respetim të përbashkët kemi luftuar nën parullën Një shoqëri për të gjithë!? Si ndjeheni sot kur kujtimet e gjyshërve dhe gjysheve tona të rënë, partizantë, antifashistë nga të gjithë popujt e Maqedonisë në atë kohë, fshihen dhe ndërrohen me emra të luftëtarëve për kauza nacionalishte. Është dita e dytë që heshtni ndërsa heshtja në këtë rast është më shumë se turp”, ka shkruar Dimitrievski në Facebook.
Shkuarja e Kurtit në Tetovë e Çair është kritikuar mjaft shumë në Kosovë. Kjo është vlerësuar si një ndërhyrje e Kurtit në politikën shqiptare në Maqedoni, pasi vizita ka qenë private.
Gjatë përurimit të rrugës me emrin “Adem Demaçi”, Kurti tha se Maqedonia duhet të jetë më afër Kosovës e Shqipërisë.
“Sepse emërtimi i një rruge nuk është thjeshtë evidentim i një hapësire të lëvizjes, por edhe shenjim i një kohe me një emër. Cila është kjo kohë dhe cili është ky emër që nga sot e tutje do ta shënjojë këtë rrugë? Është koha kur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, shqiptarët në ish Jugosllavi ishin komuniteti etnik më i shtypur dhe më i diskriminuar në Evropën e Pasluftës së Dytë Botërore. Atë periudhë, shqiptarët, si në Kosovë, ashtu edhe këtu në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës e jetuan regjimin diktatorial të Jugosllavisë njësoj. Mes përndjekjesh politike dhe burgjesh, shpërngulje dhe emigrimeve, mes dëbimeve nga puna dhe mbylljeve të shkollave, me nënpërfaqësim politik dhe pabarazi sociale, me liri të cunguara kombëtare, qytetare dhe të drejta të shkelura të njeriut. Meqë është koha që i prodhon njerëzit, ajo kohë është e shtypjes së shqiptarëve, mes shqiptarëve e prodhoi një simbol të lirisë, bacin Adem Demaçi”, tha kryeministri Kurti.
Kurti mori pjesë edhe në një koncert në qendër të Tetovës.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...

































