Lajme

​Presidenti i Maltës: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 23 October 2022

Presidenti i Maltës, George Vella, po qëndron një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ai është takuar me kryeministrin Albin Kurti, teksa folën edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Vella tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

-Advertisement-

“Presidenti Vella u shpreh falënderues për mikpritjen. Tha se mbështetja e Maltës për Kosovën ka qenë përherë e sinqertë dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe më tej. Ajo mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës, konsideron se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare dhe me vendet mos-njohëse. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë kufij, u shpreh Presidenti Vella.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera