Lajme

Presidenti i Kroacisë: Sipas disave, lufta e tretë botërore ka filluar

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 27 January 2023

Vendimi i Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera perëndimore këtë javë për të dërguar tanke në Ukrainë, vetëm do të ndikojë që lufta të zvarritet për më gjatë, sipas presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq.

“Kjo vetëm do ta zgjatë luftën. Nëse ShBA-ja dhe Rusia nuk mund të merren vesh, gjë që nuk është në horizont, lufta nuk do të përfundojë”– tha presidenti kroat të enjten gjatë vizitës në një fabrikë në Zagreb.

Ai shtoi se shtetet e Bashkimit Evropian nuk do të marrin kurrë pjesë në këto çështje.“Sipas disave, lufta e tretë botërore ka filluar. Unë do të qëndroj jashtë kësaj. Sa u përket tankeve, tanket ruse dhe tanket amerikane mund të digjen mirë në mënyrë të barabartë”– tha Milanoviqi.

-Advertisement-

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se do të dërgojnë tanke “Abrams” në Ukrainë. Gjermania, Spanja e Norvegjia thanë se shtetit të përfshirë nga lufta do t’i dhurojnë tanke të prodhimit gjerman, “Leopard 2”.

Presidenti i Kroacisë e ka kritikuar disa herë Perëndimin. Javën e kaluar, ai e kritikoi Bashkimin Evropian për shkak të ndëshkimit financiar të Hungarisë.

Ukraina ka kërkuar furnizim me tanke për një kohë të gjatë, duke argumentuar se ato i nevojiten për të zmbrapsur një ofensivë të pritshme të Rusisë në pranverë.

Pas sigurimit të tankeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që vendi i tij të furnizohet edhe me raketa me rreze të gjatë veprimi e me aeroplanë luftarakë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera