Lajme

Presidenti i Kroacisë: Serbia duhet ta kuptojë dhe ta pranojë se Kosova është e pavarur

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 30 May 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se këtë gjë duhet ta dijë edhe Serbia.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq.

Milanoviq tha se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishte i vetmi që u bëri thirrje vendeve evropiane që ta njohin Kosovën.

-Advertisement-

“Por është sikur po flisni me një mur. Disa vende nuk e njohën sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, në një rënie të imunitetit, mund të zbatohen ndaj vendeve të tyre”, tha  Milanoviq, shkruan Dnevnik, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera