Presidenti i Koresë së Jugut nuk dorëhiqet pas ‘ligjit ushtarak’: Do lụftoj deri në fund
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 12 December 2024
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka mbrojtur vendimin e tij për të shpallur gjendje lufte javën e kaluar, duke thënë se e bëri këtë për të mbrojtur demokracinë e vendit.
Në një dalje të befasishme televizive të enjten, ai ka thënë se veprimi i tij përbën një vendim ligjor për të “parandaluar kolapsin” e demokracisë dhe për të luftuar “diktaturën parlamentare” të opozitës.
Yoon ka dhënë sinjale se nuk do të japë dorëheqje para votimit të dytë për shkarkimin e tij, që do të mbahet të shtunën.
“Jam i vendosur edhe nëse merret vendimi për shkarkim apo hetime. Do të luftoj deri në fund”, ka thënë ai.
Presidenti dhe aleatët e tij janë duke u përballur me hetime për kryengritje, dhe disa prej tyre janë ndaluar që të largohen prej Koresë së Jugut.
Mirëpo, Yoon e ka mohuar se shpallja e gjendjes së luftës ka qenë akt rebelimi, duke pretenduar se rivalët e tij politikë janë duke krijuar tani arsyetime të rreme për ta rrëzuar nga pushteti.
Një tentim i ligjvënësve të opozitës për ta shkarkuar atë, ka dështuar, pasi anëtarët e partisë së presidentit e kanë bojkotuar procesin.
Yoon i ka akuzuar edhe simpatizantët e Koresë së Veriut se po tentojnë të minojnë Qeverinë e tij, kur e ka shpallur gjendjen e luftës më 3 dhjetor.
Vendimi ka rezultuar me trazira politike dhe ai është detyruar të tërheqë vendimin vetëm disa orë pasi është bllokuar nga ligjvënësit./REL/
Të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare: Cilat figura me nam mbetën jashtë liste?
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, s’u përfshi në listën e këtij sub...
-
Kosova e Shqipëria synojnë themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale”
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, In...
-
Macron dhe Tusk këmbëngulin se Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ...
-
Macron do të shpallë kryeministrin e ri francez në përpjekje për të rivendosur stabilitetin në vend
Emmanuel Macron ka ndërprerë një vizitë në Poloni dhe është kthyer në Paris, ...
-
Osmani takohet me senatoren republikane, flasin për rëndësinë e koordinimit me ShBA-të
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me senatoren republikane, Jo...
-
BE kërkon dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese, masat mbeten në fuqi
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i kërkojë Kosovës që të formojë Asociacion...
-
Kosova dhe Mali i Zi nisin diskutimet per marrëveshje dy paleshe në fushën e sigurisë ushqimor
Sot Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxh...
-
Operacioni kundër trạfikimit të ạrmëve, Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës...
-
Hamza: Rritja e pagave për sektorin publik për 50% do të realizohet në vitin e parë të qeverisjes
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Takimet vijojnë – Osmani në ShBA takohet edhe me kongresistin Palmer
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet e saj të rëndësishme ...
-
NATO pret gjashtë ekspertë të Ballkanit Perëndimorë në selinë e tyre, këto janë temat që u diskutuan
NATO ka njoftuar se në selinë e tyre kanë pritur gjashtë ekspertë të Ballkani...
-
Bedri Hamza: Lista e PDK-së, pa asnjë kandidat me aktakuzë dhe me shumë hapësirë për gratë e të rinjtë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...